Kosova do të paraqitet me gjashtë xhudistë në Kampionatin Europian

Kampionati Europian i xhudos do të mbahet nga 16 deri më 18 prill në Lisbonë të Portugalisë.

Kosova në këtë kampionat do të marrë pjesë me gjashtë garues, për dallim nga viti i kaluar që u paraqit vetëm me tri xhudistë.

Distria Krasniqi (-48 kilogramë), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), do të synojnë medalje dhe pikë të reja olimpike, ndërsa kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, do të pushojë.

Shorti do të tërhiqet të enjten, kurse të premten do të garojnë Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Flaka Loxha.