Driton Kuka: Me ujin, zjarrin dhe xhudon e Kosovës s’ka lojë

Nora Gjakova sot ka triumfuar në Grand Slamin e Tbilisit të Gjeorgjisë duke e fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova e ka mposhtur në finale xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka reaguar pas triumfit të Gjakovës, duke thënë se nuk ka hajgare me xhudon e Kosovës.

“1000 pikë olimpike. Medalja e artë e Norës. Grand Slam Tbilisi. Me Ujë, zjarr e me xhudon e Kosovës s’ka lojë. Se njohin shtetin tonë ende, por atje Nora Gjakova fort e mirë iu tregoj vlerat tona. Vlerat janë në arena sportive, atje ku ndërtohet imazhi i popullit tonë e jo ndryshe. Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Driton Kuka.