Xhudo: Akil Gjakova mbetet pa medalje

Xhudisti kosovar Akil Gjakova është mposhtur në luftën për medalje të bronztë në kategorinë deri në 74 kilogram nga xhudisti Lasha Savdatuashivilli.

Gjakova ishte i pafatë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Përkundër kësaj humbje Gjakova ka fituar 360 pikë në llogarinë e tij për Lojërat Olimpike Tokio 20202.

Akili në gjysmëfinale u mund po ashtu në kohën shtesë nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir. Deri në gjysmëfinale erdhi pas fitoreve ndaj Keisei Nakano (Filipine), Marko Gusiq (Mali i Zi), ndërsa në çerekfinale mposhti Ferdinand Karapetian (Armeni).

Krahas Akilit, sukses arriti edhe Larura Fazliu, e cila u rendit e shtata dhe fitoi 260 pikë olimpike.