Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Loriana Kuka në gjysmëfinale të Europianit

Loriana Kuka ka vazhduar me fitore në kampionatin Europian të Xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Loriana Kuka ka mposhtur austriaken Bernadette Graff me “Ippon”, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Kuka në rundin e dytë e mposhti Anastasya Turchi nga Ukraina, kurse në rundin e parë kaloi pa luftë.

Në gjysmëfinale Kuka do të përballet me holandezen Guusje Steenhuis.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë 73 kilogramë kanë fituar medalje të arta, ndërsa Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë ka fituar medaljen e bronztë. Kurse, Lura Fazliu dje doli e pesta.

Loriana Kuka mposht ukrainasen Turchyn dhe kualifikohet në çerekfinale të Europianit