Xhudo: Kosova më e mira në Kampionatin Europian

Xhudistët kosovarë kanë shkëlqyer në Kampionatin Europian të Xhudos që është mbajtur në Lisbonë të Portugalisë.

Kosova ka fituar dy medalje të arta dhe një të bronztë.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë të premten në kategorinë deri në 48 kilogramë duke shkruar historinë për Kosovën.

Kurse, Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë pas fitores ndaj Eteri Lipartelianit të Gjeorgjisë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Të premten fati nuk ishte me Flaka Loxhën e cila u mposht në luftën e parë nga sllovenja Kaja Kajzer në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Akil Gjakova e shkruajti historinë duke e fituar medaljen e artë të shtunën në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Të shtunën më 17 prill garoi edhe Laura Fazliu duke e zënë vendin e pestë.

Të dielën garoi Loriana Kuka duke u pozicionuar në vendin e pestë, pasi u mposht nga francezja Estelle Posvite në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Vetëm Turqia arriti që t’i fitojë dy medalje të arta, por nuk arriti të fitojë ndonjë medalje të argjendtë apo bronztë, duke bërë që Kosova të jetë kampione për medalje të arta në këtë Europian.