Xhudo: Gjakova kalon në finale

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka kaluar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Gjakova në gjysmëfinale e mposhti sllovenen Kaja Kajzer në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në finale, Gjakova do të përballet me xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.