Këshilla fitnesi: Si duhet të ushtrojmë gjatë Ramazanit- VIDEO

Muaji i Ramazant për shumë sportistë sjellë dilema, se a duhet t’i vazhdojnë aktivitet e tyre sportive edhe gjatë agjërimit.

Tashmë ndodhemi në një gjendje të pazakontë, pasi palestrat sportive janë të mbyllura prej 13 marsit nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë që ta parandalojë përhapjen e coronavirusit.

Në kohën e pandemisë së COVID-19, qytetarët janë të detyruar që të ushtrojnë në shtëpi duke improvizuar ushtrime të ndryshime.

Bardhi Uka, trajner i fitnesit në “Transformohu”, në bashkëpunim me KALLXO.com dhe KallxoSport, ofron këshilla se si duhet të ushtrojmë gjatë muajit të ramazanit.

Bardhi na tregon se cilat ushtrime duket t’i realizojmë gjatë muajit të ramazanit të cilat na ndihmojnë të jemi sa më aktiv.

Bardhi tregon se ushtrimin “plank”, duhet ta bëjmë pesë herë nga 30 sekonda duke qëndruar në bërryla, ky ushtrim shërben më së shumti për pjesën e barkut.

Ushtrimi i dytë i realizuar nga Bardhi është ‘Jump Squat’ i cili realizohet në pesë seria nga 20 përsëritje.

Ushtrimin ‘High Knees’, Bardhi tregon se duhet ta realizojmë nga pesë serie me 30 sekonda.

Ushtrimi i fundit është “Mountain Climbers”, ky ushtrim realizohet nga pesë seria nga 15 përsëritje për secilën këmbë.

Po ashtu në uebin e Transformohu mund të informoheni më saktësisht për fitnes.

Trajneri i fitnesit Bardhi Uka: Çka të hamë gjatë Ramazanit dhe cilat janë përfitimet nga agjërimi?