Foto: Bashkësia Islame e Kosovës (BIK)/ Facebook (14.03.2026)
Kryeministri Kurti shtron iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës
14.3.2026 - 22:29
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe bashkëpunëtorët e tij, me rastin e muajit të Ramazanit.
Siç shkruan BIK-u, kryeministri Kurti shprehu respekt për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve që agjërojnë gjatë Ramazanit, duke uruar që sakrifica e tyre të shpërblehet.
“Ata diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës”- thuhet në njoftimin e BIK-ut.