Gjilani është i kuq, lideri mposhtet nga rivali i qytetit

Gjilani e ka fituar derbin e qytetit duke e mposhtur Dritan me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 31-të Superligëss.

Pjesa e parë u nda pa gola, ndërsa Gjilani udhëhoqi në fillim të pjesës së dytë me golin e Plakut në minutën e 54-të.

Fitoren e Gjilanit në derbin e dy klubeve nga ky qytet e vendosi Adenis Shala në fundin e ndeshje për të përfunduar ndeshja me rezultatin 2 me 0 për Gjilanin.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit Drita përkundër humbjes mbetet lider me 65 pikë, me këtë fitore Gjilani i është afruar në vetëm 1 pikë dallim rivalit të qytetit.

Ballkani ka dështuar të barazohet me pikë me Dritën pasi që ka barazuar 2 me 2 në ndeshje me Prishtinën, kurse deri në minutën e 60-të ishte duke udhëhequr me rezultat 2 me 1.