Gjilanit i takon derbi i qytetit
Gjilani ka triumfuar në derbin e qytetit duke e mposhtur Dritën me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me shumë ndërprerje, duke mos prodhuar shumë raste për gol.
Rastin më të mirë për gol e pati mesfushori i Dritës Rron Broja i cili nuk arriti të shënoj gol nga afërsia.
Gjilani e nisi mirë pjesën e dytë duke kaluar në epërsi me Albert Dabiqajn në minutën e 47-të.
Drita e pati rastin më të mirë për gol me sulmuesin Simonovski i cili dështoi i vetëm para portës bosh në minutën e 79-të.
Pas kësaj fitoreje Gjilani mbetet në vendin e parë me 28 pikë, ndërkaq Drita bie në vendin e tretë me 25 pikë.
Në xhiron e radhës Gjilani udhëton drejt Podujevës për t’u përballur me Llapin.
Ndërkaq, Drita e pret në shtëpi Dukagjinin.