Gjilani – Drita, derbi gjilanas luhet për kreun e tabelës

Futbolli kosovar sot pritet t’i japë emocione adhuruesve të futbollit me derbin gjilanas ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani do të jetë nikoqir i Dritës në letër, por realisht ndeshja luhet në stadiumin e qytetit të cilat e shfrytëzojnë të dyja skuadrat.

Kjo ndeshje pritet të jetë interesante për faktin se të dy skuadrat ndodhen në kreun e tabelës me nga 25 pikë.

Përballjen e fundit mes këtyre dy skuadrave e kishte fituar Gjilani me rezultat 0-2, ndeshje e cila u zhvillua në Prishtinë më 26 shtator të këtij viti.

Gjilani në pesë ndeshjet e fundit është i pamposhtur me tri fitore dhe dy barazime.

Kurse, Drita i ka katër fitore dhe një humbje.

Gjilani – Drita luhet nga ora 13:00.