Munishi: Dritës nuk i shënuam më shumë gola se na respektoi
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka folur pas triumfit në derbi ndaj Dritës.
Munishi ka deklaruar se e ka respektuar Dritën duke ia shënuar një gol, pasi sipas tij skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu e ka respektuar skuadrën e tij.
“Unë vij nga një nivel tjetër i futbollit. Di të shënoj edhe pesë gola, por kësaj radhe na ka respektuar më shumë Drita dhe ne nuk shënuam më shumë se një gol. Ato që na respektojnë nuk do t’i shënojmë më shumë se një gol”, ka thënë Munishi.
Këtë fitore Munishi ia ka dedikuar tifozëve të kësaj skuadre “skifterave”. Munishi thotë se skuadra e tij ka treguar fuqi të madhe në këtë sezon.
“Është kënaqësi e madhe dhe të jem i sinqertë fitoren ia dedikojmë tifozëve. Ne kemi treguar fuqi të madhe në këtë kampionat. Gjilani meriton këtë sukses, jemi një klub që meriton respekt për tifozët për kryetarin e klubit. Nëse vazhdojmë kështu, kjo është skuadra kampione me luftë dhe angazhim. Drita ka skuadër të mirë me individ të mirë, por fituam me profesionalizëm dhe i kemi neutralizuar disa lojtar”, është shprehur Munishi.
Pas kësaj fitoreje Gjilani është lider në Superligën e Kosovës më 28 pikë.
Gjilanit i takon derbi i qytetit