Zyrtare: Shtyhet derbi Gjilani - Drita

Klubi i futbollit Gjilani ka njoftuar se derbi me Dritën nuk do të luhet të mërkurën ashtu siç ishte paraparë, për shkak se është shpallur ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Derbi Gjilani – Drita është shtyre për ditën e enjte i cili do të luhet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit.

“Sport Club “Gjilani” njofton opinionin e gjerë dhe tifozët se ndeshja e javës së 15-të në BKT Superligë, ndaj rivalit lokal FC Drita, e paraparë për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhen për ditën e enjte për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.Të gjitha informacionet e kaluara të publikuara në faqet zyrtare të klubit në rrjetet sociale mbesin në fuqi edhe për ditën e ndeshjes.Ndeshja ndërmjet SC Gjilani dhe FC Drita do të zhvillohet të enjten (25/11/2021) me fillim nga ora 13:00”, thuhet në njoftimin e klubit të Gjilanit.