Gjilani – Drita, mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

45 minutëshi i parë është karakterizuar me një lojë të kujdesshme nga të dy palët e më shumë ndërprerje.

Rastin më të mirë për gol e pati Rron Broja i Dritës në minutën e 43-të, duke dështuar që ta qoj topin në portë nga 3-4 metra.

Ballkani me Malishevën janë duke barazuar me rezultat 0-0.

Kurse, Drenica është duke e mposhtur Llapin me rezultat 1-0 me golin e Kreshnik Ukës.