Flet trajneri i Dritës pasi e humbi derbin e qytetit ndaj Gjilanit
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur për media pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gjilanit.
Nuhiu ka thënë se në derbi nuk mund të krijosh shumë raste. Ai ka thënë se Gjilani e shfrytëzoi rastin e vetëm të cilin e kishte duke shënuar gol.
“Në derbi nuk mund të krijosh shumë, ne kishim dy raste të pastra dhe nuk shënuam. Kundërshtari nga një rast i vetëm arriti të shënoj dhe fitoj. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dy skuadrat, që ishim maksimalisht të kujdesshme për të mos pësuar. Fusha nuk na lejoi të luanim shpejtë dhe na penalizoi, por ky nuk është arsyetim. Duhej të shfrytëzoheshin ato pak raste që i patëm”, ka thënë Nuhiu.
Ai ka kërkuar që ta harrojnë humbjen ndaj Gjilanit dhe të mendojnë për duelin e radhës.
“Kampionati është i barabartë me të gjitha skuadrat që po tregojnë paraqitje të mira. Kampionati është i hapur, duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të mendojmë për duelin e radhës që na pret”.
Drita në xhiron e radhës e pret në shtëpi Dukagjinin.
Munishi: Dritës nuk i shënuam më shumë gola se na respektoi