FFK shpjegon simbolet e logos së re

Federata e Futbollit e Kosovës, sot e ka prezantuar logon e re e cila është dizajnuar falas nga UEFA.

Nga FFK kanë konfirmuar se ndërrimi i logos ka qenë kërkesë direkte nga UEFA.

Alba Morina, zyrtare për marketing nga FFK-ja, ka shpjeguar simbolet e vendosura në logo.

Ajo ka treguar se dielli ose rrethi është simboli i vetëm dardan që e përfaqëson Kosovën fuqishëm.

“Dielli ose rrethi është simboli i vetëm dardan të cilin ne kemi mundur me e gjetë dhe i cili është i fuqishëm. Normalisht, gjithçka në zbulimin e rrotës dardane, gjithçka ka filluar prej kësaj rrote dhe historia e njeh si diçka që ndriçon shumë dhe është shndërruar në diell edhe mullinjtë kanë funksionuar me këtë rrotë. Normalisht që ne e kemi marrë këtë simbol dhe e kemi modernizuar dhe iu kemi referuar si dielli dardan, sepse ashtu siç e dimë, dielli dardan simbolizon fillimin e mundësive të reja”, ka thënë Alba Morina.

Morina ka thënë dielli është pjesë e historisë së vjetër, kurse topi i futbollit pjesë e historisë se re.

“Nëse keni mujt me e vërejt në logo pjesa e topit të futbollit është shumë më e vogël, normalisht është një arsye pse nuk është i tëri. Kjo është një arsye shumë e thjeshtë, sepse, pjesa e diellit dardan është pjesa e historisë tonë të vjetër, ndërsa pjesa e re e historisë tonë është futbolli”, ka shpjeguar Morina.

 

UEFA e dizajnoi falas logon e re të FFK-së