Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

UEFA e dizajnoi falas logon e re të FFK-së

Sot është prezantuar logoja e re e FFK-së në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Alba Morina, zyrtare për marketing në FFK, ka treguar se logoja e re është një dhuratë nga UEFA, e cila e ka bërë falas dizaj imin e logos së re.

Morina ka thënë se kjo logo na përfaqëson neve si komb.

“Kjo është një dhuratë prej UEFA-s për Federatën e Futbollit të Kosovës, për neve kjo llogo ka kushtuar zero cent, ne nuk kemi dhënë asnjë pare. I vetmi investim të cilin ne e kemi bërë ka qenë koha, kemi nda një kohë shumë të madhe të gjitha takimet e përbashkëta me UEFA-n që të vijmë te një llogo që më të vërtet na përfaqëson neve vend, si dardan dhe si komb. Kështu që kjo logo nuk na kushtu asnjë cent neve”, ka shpjeguar Alba Morina, zyrtare për marketing në FFK.

Ajo ka shpejguar se ndërrimi i logos së FFK-së ka qenë kërkesë personale nga UEFA.

“Arsyeja se përse është dasht më u ndërru kjo logo ka qenë arsyeja që UEFA ka kërkuar që logoja të jetë në dakordancë të plotë me ta dhe secili hap i tyre të bëhet në koordinimin me ta. E dini që logot nuk kanë të drejtë të ndërrohen pa i bo dy vite, kështu që si ka kalu ky afat, kërkesa e parë e UEFA-s që si FFK të hyjmë në një proces të ribrendimit dhe të jemi në çdo pikë, në përpikmëri me kërkesat e tyre”, ka shpjeguar Morina.

Kujtojmë, se sot u bë edhe prezantimi i fanellave të reja të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Prezantohet logo e re e FFK-së dhe fanellat e reja të̈ përfaqësueses së Kosovës