Besar Musolli vazhdon kontratën me Gjilanin

Gjilani ka njoftuar se kanë vazhduar bashkëpunimin me mesfushorin Besar Musolli.

Musolli do të jetë pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në vitin 2024.

32 vjeçari iu ka bashkuar Gjilanit në sezonin e kaluar nga skuadra e Kukësit.

Ai ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor të Gjilanit në këtë sezon dhe pritet që ta ketë timonin e mesfushës nën drejtimin e Ismet Munishit edhe për tre vitet e ardhshme.

Gjilani ia ka vazhduar kontratat edhe sulmuesit Gerhard Prognit deri në vitin 2022 dhe portierit Enea Koliçit deri në vitin 2023.