Batatina: Llapi i dha shkollë Gjilanit

Llapi e ka mposhtur Gjilanin në shtëpi me rezultat 0-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Superligën e Kosovës.

Skuadrës së Llapit i mjaftoi nga një gol në secilën pjesë për t’i rrëmbyer tri pikë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar se i kanë dhënë shkollë skuadrës së Gjilanit në ndeshjen e sotme.

“Llapi sot tregoi që është dashtë të jetë kampion me ndeshje që i kemi fituar. I kemi pasur disa humbje pas një ngarkese të madhe dhe ky është Llapi i vërtet i kemi dhënë shkollë skuadrës së Gjilanit dhe kemi bërë një paraqitje të madhe”, deklaroi Batatina.

Pas kësaj fitoreje Llapi ngjitet në vendin e pestë me 36 pikë.

Kurse, Gjilani mbetet në vendin e katërt me 43 pikë.