Munishi: Fusha e rënduar pamundësoi futboll të bukur
28.11.2021 - 16:01
Ismet Munishi e ka cilësuar si ndeshje të vështirë barazimin ndaj Llapit.
Munishi ka shtuar se fusha ia pamundësoi që mos të luanin futboll të bukur.
“Ishte përballje e vështirë, pasi Llapi është në ecuri të mirë dhe ka skuadër të mirë. E kemi analizuar mirë Llapin dhe nuk e kemi lejuar të krijojë mundësi shënimi në këtë ndeshje. Po të kishim luajtur në një fushë më të mirë do të kishim shfaqur më shumë në këtë ndeshje. Kemi luajtur me topa të gjatë shkaku i gjendjes së fushës. Ne do të shkojmë ndeshje pas ndeshje, nuk i shohim kundërshtarët. Kemi pasur një ecuri shumë të mirë dhe do të përgatitemi për sfidat e ardhshme”, deklaroi Munishi.
Pas këtij barazimi Gjilani zbret në pozitën e dytë me 29 pikë.