Batatina: Nuk është humbje e madhe barazimi ndaj Gjilanit
Tahir Batatina ka deklaruar pas ndeshjes se nuk i dhanë mundësi Gjilanit në takimin e sotëm. Ai ka përgëzuar lojtarët e tij për ndeshjen e sotme.
“E kemi ditur se do të përballemi me pozitën e parë. Ka qenë skuadër cilësore. Kemi dhënë maksimumin ndoshta pak më të vëmendshëm do të mund ta fitonim lojën. Pak hapësirë apo hiq i kemi dhënë Gjilanit rast. Jemi skuadër që tash po luftojmë për kreun e tabelës. Nuk është humbje e madhe barazimi ndaj Gjilanit. Nuk kemi mundur ta bëjmë lojën tonë. Mendoj që pak më të kujdesshëm kemi mundur të bëjmë gol. Të dyja bëmë lojë cilësore. I përgëzoj djemtë për lojën dhe mendoj se ka ndeshje tjera ku do të mund të fitojmë pikë. Suksesi në të cilin jemi tani është falë djemve”, ka thënë Batatina.
Batatina insiston se është skuadra më në formë në Superligë.
“Jemi skuadra më në formë në Superligë. Por, nuk ndërpritet seria pozitive ndaj Gjilanit. Jemi afër me skuadrat në tabelë, ruajtëm distancën në 4 pikë me liderin dhe nuk është diferencë e madhe”, ka theksuar Batatina.
Pas barazimit ndaj Gjilanit, Llapi ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë.