Batatina: Kur lëshohem në ofensivë, problem të më ndalë dikush

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se e dominuan Prishtinën në çdo aspekt në ndeshjen e duhur.

Ai po ashtu ka thënë se gjyqtari i ndeshjes nuk ka qenë në nivelin e duhur.

“Dua ta falënderoj skuadrën e Ulpianës fillimisht për pritjen vëllazërore pasi na la ta zhvillojmë ndeshjen këtu. Tani do të kthehemi në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’. Kjo ka qenë një ndeshje ku treguam gjithçka si skuadër, dominuam në tërësi, në çdo aspekt. Do ishte dashur që rezultati të jetë 3:0 pasi na u anulua një gol që as vet gjyqtarët nuk e dinë pse është anuluar goli. Njerëzit në FFK duhet ta mendojnë mirë këtë sepse mund t’ua humbin djersën atyre që fitojnë. Arbitri nuk ka qenë në nivelin e duhur, le t’i shohë vetë gabimet ku i ka bërë”, ka thënë fillimisht pas ndeshjes Batatina.

Ai ka thënë se është problem për skuadrat kundërshtare kur Llapi lëshohet në ofensivë.

“Fitoren ua uroj tifozëve të klubit ‘Legjendave’, të cilët na përkrahin vazhdimisht. Mendoj se treguam që jemi skuadër me të cilën mund të luftojmë për kreun e tabelës. Kampionë janë këta djem, me angazhim e luftë të pakompromis. Për taktikë nuk kam çfarë të flas. Të gjithë trajnerët e dinë se kur lëshohem në ofensivë, problem është të më ndalin”, përfundoi Batatina.

Llapi e mposhti Prishtinën me rezultat 3-2.

Ibrakoviq: Mungesat ndikuan në disfatën nga Llapi