Tahir Batatina e krahason Llapin me Arsenalin

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina ka bërë një krahasim mes ekipit të tij dhe atij të Arsenalit.

Llapi sot ka fituar ndaj Feronikelit me rezultat 0-2, me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Arsenali ndaj Leicesterit.

Përveç rezultatit të njejtë, të dy skuadrat pozicionohen në vendin e pestë në ligat e tyre.

Arsenali pozicionohet në vendin e pestë me 17 pikë në Premierligë, kurse Llapi me 15 pikë në Superligën e Kosovës.

“2 skuadra me qetësi maksimale ngritën lartë në tabelë nga pozitat e fundit në pozitën e 5-të”, ka shkruar Tahir Batatina.