Batatina: Ballkani është petull shumë e hollë për Llapin

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur pas fitores me rezultat 4-1 ndaj Ballkanit.

Batatina pas lojës ka treguar se e ka ndërruar strategjinë e lojës në pjesën e dytë në mënyrë që t’i marin tri pikë në këtë ndeshje.

“Në pjesën e parë luajtëm jo mirë, nuk e luajtëm atë lojë që e dua si trajner dhe pjesën e dytë u thashë lojtarëve që duhet ta ndryshojmë komplet strategjinë e lojës nëse duam t’i arkëtojmë tri pikë. Edhe me Prishtinën e kanë përcaktua ndeshjen zëvendësimet, trajneri nuk është vetëm me mbajtë stërvitje, trajneri tregohet edhe në lojë”, ka deklaruar Batatina.

Trajneri i skuadrës llapjane ka thënë se Ballkani është petull e hollë për skuadrën e tij.

‘Kur kam arrit me e mposhtë Prishtinën në minutat shtesë, Ballkani mendoj që është petull shumë e hollë për Llapin, dhe sot vërtetuam që mund të luftojmë për kreun e tabelës, kampioni është i gjatë, ne do shkojmë nga ndeshja në ndeshje”, tha Batatina pas ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Llapi pozicionohet në vendin e katërt me 21 pikë.

Llapi mposht Ballkanin dhe ngjitet në vendin e katërt