A është arritur marrëveshja midis Barcelonës dhe Xavi

Xavi Hernández do të konfirmohet si trajneri kryesor i Barcelonës, pasi u arrit marrëveshja për të ndërprerë kontratën e tij me klubin e Katarit Al Sadd, raporton the guardian.

Nga klubi AL Sadd thonë së kanë rënë dakord për lirimin e Xavit.

‘’Kemi rënë dakord për kalimin e Xavit në Barcelonë pas pagesës së klauzolës së lirimit të përcaktuar në kontratë”, thuhet nga Al Sadd.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, filloi diskutimet disa javë më parë me Xavin, i cili e bëri të qartë se ishte gati të pranonte një ofertë për t’u kthyer në Camp Nou, por negociatat me Al Sadd zgjatën më shumë se sa pritej.

Xavi, karriera e tij si menaxher filloi në Al Sadd në maj 2019. Muajin e kaluar ai udhëhoqi ekipin drejt fitores në finalen e Amir Cup të Katarit.

Barcelona për momentin është në vendin e nëntë në tabelë në Ligën Spanjolle të futbollit dhe pas humbjes nga Rayo Vallecano erdhi edhe shkarkimi i Ronald Koeman.