Presidenti i Barcelonës thotë se Dembele nuk do të luaj për Barcelonën

Joan Laporta, Presidenti i klubit spanjoll Barcelona ka folur për situatën e Dembeles te Barcelona.

Dembele nuk arriti as të rinovojë kontratën e as të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar dimëror që u përmbyll gjatë ditës së djeshme.

Po ashtu Laporta është shprehur se Dembele ka një marrëveshje me një klub tjetër.

“Dy propozime i janë bërë për këta gjashtë muaj dhe ai nuk e ka pranuar. Jemi të befasuar. I fundit ishte një klub Premier. Ai nuk ka dashur. Nuk ka kuptim sepse nuk është mirë për të apo për klubin. Ka diçka të nënshkruar me një klub tjetër”, ka thënë Laporta.

Po ashtu Laporte është shprehur se Dembele nuk do të luaj për Barcelonën.

“Nuk kam dashur të pranoj asnjë nga propozimet që kemi ofruar. Rinovimi do të jepte një diferencë pagash, por ne nuk e kuptojmë pozicionin e tij. Dembele nuk do të luaj”, është shprehur Laporta.

Dembeles kontrata me Barcelona i skadon në muajin qershor.

Laporte edhe më herët kishte folur për situatën e Dembles.