ILUSTRIM

Publikohet pamjet e nënshkrimit të Abaumeyang me Barcelonën

Barcelona ka arritur që ta transferojë sulmuesin e Arsenalit, Abaumeyang gjatë këtij afati kalimtar.

Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me Barcelonën, por që si opsion mbetet vazhdimi i kontratës edhe për një vit tjetër.

Kjo kontratë do t`i japë fund mundësisë së kthimit të Abaumeyang në Arsenal.

Pos Aubaumeyang, Barcelona tashmë ka ndërmarrë hapa gjatë kësaj merkato pasi që  ka transferuar edhe Ferran Torres dhe Adama Traore të transferuar nga Manchester City dhe Wolverhampton Wanderers.

Sulmuesi i ri i Barcelonës gjatë kësaj sezon për Arsenal ka shënuar shtatë gola në 15 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe 92 në 163 paraqitje te Arsenali në përgjithësi.

Këtu mund t`i shihni pamjet e nënshkrimit të kontratës.