Milani mund ta zëvendësojë Romën në ndeshjen për Trofeun Gamper ndaj Barcelonës

Milani pritet të luajë kundër Barcelonës në Camp Nou në ndeshjen për Trofeun Gamper që zhvillohet më 6 gusht, pas tërheqjes së Romës.

Giallorossët ishin caktuar si kundërshtarë të Blaugranëve për miqësoren tradicionale parasezonale, por papritmas vendosën të tërhiqeshin nga kontrata.

Derisa Barcelona ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj klubit nga kryeqyteti i Italisë, Rossonerët pritet ta zëvendësojnë skuadrën nga Serie A.

Media të ndryshme raportojnë se Milani do të luajë në Camp Nou më 6 gusht kundër Barcelonës.

Miqësoret e deritanishme të konfirmuara të kuqezinjve janë ndaj FC Koln (16 korrik), Zalaegerszegi (23 korrik) dhe Olympique Marseille (31 korrik), kurse miqësorja e radhës besohet të jetë ndaj Barcës më 6 gusht. /Telegrafi/