Foto: Facebook / FC Barcelona

Barcelona mposht Osasunën, 11 ndeshje pa humbje në La Liga

Barcelona e Xavi Hernandez ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, duke u pozicionuar në vendin e tretë, me 51 pikë, po aq sa ka edhe Atletico Madrid, por katalanasit kanë një ndeshje më pak.

Kësaj radhe Barcelona mposhti Osasunën në “Camp Nou” me rezultat 4-0.

Golat i shënuan Ferran Torres dy herë në minutat 14’ dhe 21’. Pastaj Aubameyang në minutën e 27’, kurse fitoren e vulosi Ricard Puig në minutën e 75’.

Me këtë fitore Barcelona arrin në 11 ndeshje pa humbje në La Liga, duke regjistruar 7 fitore dhe 5 barazime.

Javën e ardhshme m[ 20 mars zhvillohet superderbi ‘El-Classico’ mes Real Madrid dhe Barcelonës.

Ndërsa Ligën e kryeson Real Madridi me 63 pikë, në vendin e dytë është Sevilla me 56 pikë, të tretin Barcelona me 51 pikë dhe top-katërshen e mbyll Atletico Madrid.