Foto: Ilustrim

Shtetasi i Serbisë Tenton t’u Japë Ryshfet Policëve

Sipas raportit të përditshëm policor, është arrestuar i dyshuari mashkull boshnjak, shtetas i Serbisë.

Policia njofton se i dyshuari ka tentuar t’u japë ryshfet prej 10 € zyrtarëve policorë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës dje rreth orës 12:40.

Policia këtë rast po e trajton si dhënie e ryshfetit.