Foto: PK.
Mitrovicë, arrestohet për marrje ryshfeti një zyrtar i Shërbimit Korrektues
Policia ka arrestuar një të dyshuar me inicialet Sh.H. (1981), pasi dyshohet se ka kërkuar ryshfet prej 2,500 euro nga një i burgosur për t’i mundësuar faljen e një pjese të mbetur të dënimit.
Polica bën të ditur se i arrestuari është një person nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë Jugu.
I dyshuari, sipas Policisë, gjysmën e kësaj shume e kishte kërkuar tani dhe gjysmën tjetë kur ta “përfundojë punën”.
“Policia, duke zbatuar masat e fshehta të hetimit, më 19.05.2023, në ora 18:55, në parkimin e një pikë të derivateve në Mitrovicë, ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollit (nën ulëse, në një sirtar të vogël) ka gjetur 1300 euro të cilat ishin të shënjestruara për hetimin e fshehtë” – ka njoftuar Policia.
Policia thotë se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti – marrja e ryshfetit.
Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.