Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland - Ramush Haradinaj- Kryeministër i Kosovës - 02.01.2019

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian viziton Drenasin

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland sot pritet të vizitojë Komunën e Drenasit.

Wieland nga ora 14:00 do të takohet me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin dhe drejtorët e Drejtorive Komunale.

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian nga ora 14:45 do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Wieland një vit më parë ishte shpallur qytetar nderi i Drenasit.