Kurti pret në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Takimi do të jetë i mbyllur për media.

Ende nuk dihet se cila do të jetë agjenda e tij në Kosovë.

Wienland për herë të fundit ka vizituar Kosovën para një viti dhe kishte mbajtur takim me liderët shtetërorë.