Jean-Claude Van Damme. Foto: Instagram/JCVD

Jean Claude Van Damme arrin në Kosovë

Aktori i njohur i filmave aksion, Jean-Claude Van Damme, ka arritur në Kosovë.

Kështu ka njoftuat kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka thënë se Van Damme është pritur nga Kushtrim Musliu, i cili është mik i Lladrovcit e që sipas këtij të fundit është edhe biznesmen i njohur në Zvicër.

Për Musliun, Lladrovci ka thënë se është pronar i brendit të njohur të orëve, Helfer dhe se ardhja e Van Damme në Kosovë lidhet me promovimin e brendit të orëve Helfer.

Ky promovim është thënë se do të bëhet nesër në ora 19:30 në Prishtina Mall.