Zoran Zaev - Foto: REL/EPA-EFE

Zaev: Pres votim në Kuvend, në të kundërtën shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev nuk ka folur për rezultatet e referendumit por tha se Maqedonia tregoi se është pjesë e familjes europiane.

Ai tha se referendumi është mjeti më i lartë demokratik.

Tha se tashmë çështja kalon në Kuvend dhe se pret nga deputetët që të respektojnë votën e qytetarëve, në të kundërtën, Zaev tha se duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Ashtu siç presim të gjithë, kemi një fluks, shumicë të madhe, që kanë votuar, e kemi të qartë të ardhmen tonë. Vota e deputetëve të parlamentit duhet të jetë përgjegjësi për një të ardhme në NATO, pres që deputetët (opozita) të respektojnë votën e qytetarëve, në të kundërtën duhet të përdorim veglën tjetër demokratike- zgjedhje të parakohshme”, tha Zaev.

Në fund Zaev tha se Maqedonia do të jetë anëtare NATO’s dhe BE-së, dhe se ai do të vazhdojë të kryesojë vendin./21Media