Rama në takim me Vuçiq e Zaev: Marrëveshjet tona do të sjellin një epokë të re në 2022

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nikoqir i dy liderëve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev, me të cilët është duke diskutuar për idenë e Ballkanit të Hapur.

Kryeministri Rama tha se sot pritet të ketë nënshkrim të marrëveshjeve mes 3 vendeve, që do të shtyjnë përpara drejtë objektivit të tyre për garantimin e lirisë së  plotë të lëvizjes së njerëzve, mallrave kapitalit dhe shërbimeve.

“Ballkani i hapur është një nismë tërësisht përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekjeje po ndërkohë ne po ecim përpara sepse kjo është ajo për të cilën kemi nevojë. Në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave do të nënshkruajmë marrëveshjen 3 palëshe për lehtësimin e importit dhe eksporteve të kafshëve të gjalla. Gjithashtu edhe njohjes së ndërsjellë, dokumentacionit të lëshuar nga organizmat tonë zyrtare të akreditimit si dhe zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit të lehtësimit të import, eksporteve, kalimit tranzit të mallrave midis ne të treve që është nënshkruar korrikun e shkuar në Shkup”, tha Rama.

“Në fushën e lirisë së lëvizjes së njerëzve ne po bëjmë një përparim real sot duke nënshkruar marrëveshjen tri paleshe për heqjen e lejeve të punës duke minimizuar kërkesat tona për qytetarët që ata të kërkojnë punësim. Në fushën e lirisë së lëvizjes e shërbimeve sot kemi bërë një hap të parë e të rëndësishëm duke përmirësuar ndërlidhjen që do të thotë hapje e rrugës së ofrimit të shërbimeve elektronike për qytetarët tanë. Duhet t’i bëjmë universitetet tona si qendra të zhvillimit komunitar dhe qendra të kërkimit për bashkëpunimi rajonal integrimin evropian dhe procese tjera jetike”, shtoi Rama.

Kryeministri shqiptar shtoi se Ballkani i Hapur shërben për të injektuar dinamizëm në bashkëpunimin rajonal qoftë midis 3 vendeve që janë pjesë e Ballkanit të Hapur ose 6 vendeve të Ballkanit, në kuadër të tregut të përbashkët CEFTA dhe komuniteti i transportit.

“Sot nënshkrimi i marrëveshjeve tona shërben për të dërguar mesazh konkret te njerëzit sidomos tek prodhuesit, fermerët, eksportuesit, importuesit të cilët janë duke punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Mesazhi është që me këto marrëveshje viti 2022 do të jetë një epokë e re”, tha Rama.

Iniciativa për bashkëpunim “Ballkani i Hapur” përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe parasheh lirinë e lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve e njerëzve mes këtyre tre shteteve.

Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Ndërkaq, dje në Shqipëri është mbajtur një protestë kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kundër nismës “Ballkani i Hapur”.

Kjo protestë ishte thirrur nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe është mbështetur nga simpatizantë të partisë opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë,