Foto: Facebook

VV Dorëzon Kërkesën për Interpelancë të Haradinajt për Rritjen e Pagës së Tij

Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka dorëzuar kërkesën për interpelancë lidhur me rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, pagën minimale dhe pagesat e skemave sociale.

Kërkesën VV thotë që e ka bërë përmes deputetes Albulena Haxhiu dhe deputetëve nënshkrues.

“Presim nga Kryesia e Kuvendit që sa më parë dhe me prioritet të lartë ta caktojë në rendin e ditës këtë kërkesë tonën për shkak të rëndësisë së madhe të kësaj teme dhe shqetësimit po ashtu të madh nga qytetarët e të gjitha grupimeve shoqërore”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje thekson se grupi i tyre do ta dërgojë po ashtu në Gjykatë Kushtetuese “vendimin joligjor” dhe “të padrejtë” të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë politikë.