Glauk Konjufca - Foto: Ilustrim

Vetëvendosje Kërkon Seancë në Kuvend për ‘Murin e Ibrit’

Kërkesën për këtë seancë e bëri shefi i grupit Parlamentar të VV-së. Glauk Konjufca.

Ai tha se ndërtimi i këtij muri është pasojë e drejtpërdrejtë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

“Ndërtimi i murit në Mitrovicë dhe strukturat e dirigjuara nga Serbia janë epilogu real me negociatat me Serbinë”, tha Glauk Konjufca.

Sipas Konjufcës, përgjegjësinë për situatën e krijuar e ka Qeveria e Kosovës “sepse e ka marrë mandatin për me e bashku Kosovën”.

Punimet në kvtë mur janë ndalur dje pas një vendimi të Minisitrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.