Objekti i Komunës së Suharekës në ditën e vërshimeve

Vërshimet Dëmtuan Bujqësinë në Suharekë

Nga vërshimet e 6 janarit në Komunën e Suharekës më së shumti u dëmtua bujqësia.

Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga reshjet e fundit në Suharekë vlerësoi se banorët e kësaj komune u dëmtuan nga vërshimet për 80 mijë euro.

Dëmet sipas komisionit kanë ndodhur kryesisht në bujqësi.

Zëdhënësi i Komunës së Suharekës Reshat Reshitaj tha për KALLXO.com se kjo komunë do të kompensojë të gjitha dëmet, edhe pse për to ka ndarë vetëm 20 mijë euro.

“Të gjithë bujqit do të kompensohen, ndërsa shuma tjetër do të gjendet në forma të ndryshme, si ndihma nga Ministria e Bujqësisë,” tha Reshitaj.

Zonat më të përmbytura rezulton të jenë ato që gjenden rreth lumit, sidomos lagjet e qytetit dhe fshati Studençan. Vërshime më të theksuara janë regjistruar edhe në Sallagrazhdë, Semetisht dhe në rrugën “Xhavit Syla” të qytetit, e cila çon për në Reqan.

Më 12 janar, 6 ditë pas vërshimeve KALLXO.com shkroi se Komuna e Suharekës ende nuk e dinte dëmin e vërshimeve.

http://kallxo.com/suhareka-nuk-e-di-vleren-e-demeve-nga-vershimet/