Foto-ilustrim

Vdekjet në QKUK, Paraburgim për Naser Gurrin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Naser Gurri.

Naser Gurri dyshohet për veprën penale prodhim dhe shpërndarje e produkteve të dëmshme mjekësore.

Sipas një njoftimi të Gjykatës, të pandehurit N.G. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, duke filluar nga data 05.10.2017 deri me datë 05.11.2017.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

KALLXO.com merr vesh se fjala është për rastin e vdekjeve të pacientëve në QKUK.