Thaçi: Takim me Aleksandër Vuçiq më i shkurti dhe më i rëndi ndonjëherë

“Ka qenë një takim i shkurtë, takim jo i lehtë, shumë i vështirë, ndoshta më i shkurti dhe më i rëndi prej të gjitha takimeve që kemi zhvilluar në këto gjashtë vitet e fundit”, ka deklaruar presidenti Thaçi në konferencë për media.

Pas takimit me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, ka përfunduar edhe takimi tjetër mes presidenteve Thaçi-Vuçiq.

Përfaqsuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ka qenë një takim i shkurtë, takim jo i lehtë, shumë i vështirë, ndoshta më i shkurti dhe më i rëndi prej të gjitha takimeve që kemi zhvilluar në këto gjashtë vitet e fundit, por përkushtimi ynë për të ardhmen evriopiane është serioz. Ende shoh drite në fund të tunelit”, tha ai

Thaci tha se Serbia ende e sheh Kosovën si pjesë të saj dhe se jeton me mentalitetin e së kaluarës.

Ai tha se në javët e muajt në vazhdim sheh vështirësi edhe më të mëdha.

Më pas Thaçi foli edhe për takimin e delegacionit të Kosovës me Federica Mogherinin.

“Diskutuam për të ardhmen evropiane, procesin e dialogut, normalizimin e raporteve dhe marrëveshjes finale Kosovë-Serbi dhe për hapat tjerë konkret në liberalizimin e vizave”, tha Thaçi.