Presidenti Thaçi në bashkëbisedim me studentë të UP-së/FOTO KALLXO

Thaçi, studentëve: Pas marrjes së vizave, s’do ta frikësojmë Evropën (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i priti në një takim disa studentë të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” për t’i uruar rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

“Urime të gjithëve vendimi për liberalizimin ne vizave. Ju do të jeni si të gjithë rinia e Evropës. Është vendim shumë i vonuar nga ana e BE-së. Kosova është trajtuar më ndryshe se të tjerët sepse kanë qenë 95 kritere që janë implementuar. Përfitues më të mëdhenj do të jeni ju si studentë”, tha Thaçi.

Presidenti u pyet nga studentët se si sheh procesin në rast se do të ketë emigrim të kosovarëve pas marrjes së vizave?

Thaçi u shpreh i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Kosova e ka përvojën shumë më të mirë sesa vendet e tjera sa i përket menaxhimit të këtij procesi dhe situatave të reja që mund të krijohen. Të gjithë e kanë të drejtë për informim se çka nënkupton lëvizja e lirë. Ka kritere dhe standarde për vizat dhe liberalizimi askujt nuk do t’i mohohet. Nuk do t’i frikësojmë shtete anëtare se do të shkojmë në Francë apo në shtetet e tjera. Duhet të tregohemi të disiplinuar dhe të informuar, shkoni kudo që shkoni, por Kosova është vendi juaj. Përfitues janë të gjithë, e gjithë Kosova”, tha ai.

Thaçi shtoi nuk duhet të marrim shembullin e keq të vendeve që shkojnë në Bruksel dhe e shajnë vendin e vet për inate politike.

Live: Presidenti Thaçi bashkëbisedon me studentët e UP-së

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 20 juillet 2018