Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi e uron presidentin e ri të Venezuelës, e fton atë në Kosovë

I pari i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka uruar presidentin e ri të zgjedhur të Venezuelës, Juan Guaido.

Thaçi u shpreh se Kosova dje ka njohur zgjedhjen e Juan Guaido si president.

“Urimet më të mira për presidentin Juan Guaido të Venezuelës. Kosova ka njohur dje tranzicionin, në përputhje me politikat e aleatëve tanë dhe vlerat që kemi”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij Twitter.

Kreu i shtetit e ftoi presidentin e ri të Venezuelës në Kosovë.

“Unë të ftoj në Kosovë. Ne gjithashtu jemi rritur si një feniks disa dekada pas diktaturës”, ka shkruar tutje presidenti.

Juan Guaido, lider i opozitës u vetëshpall president pas protestave kundër ish presidentit, Nicolas Maduro./21Media

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!