Hashim Thaci dekreton ligjet e Ushtrise Foto: KALLXO.com

Thaçi dekretoi ligjet e Ushtrisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

14 ditë pas votimit në Kuvendin e Kosovës, 3 ligjet për FSK-në i ka nënshkruar edhe Presidenti i vendit.

Thaçi i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, Gjeneral Rrahman Ramën dhe kadetë të Forcës së Sigurisë dekretoi këto ligje dhe uroji qytetarët.

“Më lejoni që si president i Republikës së Kosovës dhe komandant suprem i ushtrisë së Kosovës të iu uroj juve komandant, ushtarët, oficeret, nënoficerët, qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme të dekretimit”, tha ai para mediave.