Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Abuzimi i të miturës, ndodhia më tronditëse në Kosovën e pasluftës

Edhe president i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar më në fund rreth rastit të dyshuar të abuzimit seksual të një të miture nga Drenasi nga një polic i Kosovës.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me profesionalizëm dhe abuzuesit t’i sjellin para drejtësisë.

Ndërsa, këtë akt ai e ka cilësuar si më tronditësin në Kosovën e pasluftës.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

“Rasti i abuzimit me nxënësen e mitur në Drenas është prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës. Në institucionet tona nuk duhet të ketë vend për abuzues të fëmijëve tanë. Kërkoj nga organet përgjegjëse që ta hetojnë me profesionalizëm rastin dhe të gjithë abuzuesit t’i sjellin para drejtësisë. Shoqëria jonë duhet ta ngreh zërin kundër çdo abuzimi dhe institucionet duhet me vendosmëri të punojnë për çrrënjosjen e këtyre dukurive në vendin tonë”.