Thaçi: 2017, Vit i Suksesit për Kosovën

Në një bashkëbisedim me gazetarët, president i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se viti 2017 ka qenë një vit i suksesit për Kosovën.

“Sukses ky i përbashkët”, ka potencuar presidenti.

Gjithashtu, ka shtuar ai, 2017 ka qenë edhe vit i ballafaqimeve jo të lehta.

“Këtë vit e kemi përmbyllur me dy palë zgjedhje, të rregullta e demokratike”, ka theksuar Thaçi në bashkëbisedimin e fundvitit me gazetarët.

KALLXO.com po e transmeton LIVE këtë bashkëbisedim të presidentit me gazetarët.