Dita e Dytë e Princit Charles në Kosovë

Princi vizitoi aty Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të KFOR-it, ndërsa nderoi me kurorë lulesh edhe te memoriali për ushtarët britanikë.

12:05

Pas takimit te Presidentja princi dhe dukesha vendosën lule te memoriali i të pagjeturve.

Takimi i princit Charles dhe dukeshës Camilla me Presidenten zgjati më shumë se një orë, ndërsa pas vendosjes së luleve te memoriali i të pagjeturve, mysafirët britanikë u takuan me familjarë të të pagjeturve.

[envira-gallery id="2245713"]
Me këta familjarë princi dhe dukesha biseduan për gjysmë ore.

11:10

Familjarë të të pagjeturve dhe fëmijë kosovarë janë duke e pritur princin Charles para memorialit të të zhdukurve gjatë luftës.

Mes atyre që po e presin princin Charles dhe dukeshën Camilla është edhe e motra e Ukshin Hotit Myrvete Hoti-Kasumi.

Hoti-Kasumi deklaroi se ndihet e dëshpëruar pas aq shumë përpjekjeve për të zbardhur fatin e të vëllait.

“Ma vështirë e kam pas lufte. Se para lufte më ka majt krenaria e vllahut dhe populli. Tash ka veç fjalë e me fjalë jam ngopur,” tha Myrvete Hoti-Kasumi.

Motra e Ukshin Hotit
Motra e Ukshin Hotit

Hoti-Kasumi tha se sa të jetë gjallë do të angazhohet për ta kuptuar se çfarë i ndodhi profesorit Ukshin Hoti.

“sa t’jam gjallë kjo punë nuk është kurrë e kryme. S’kam lanë derë, as ambasadë pa ju shkru. Vetëm Tony Blair ma ka kthy përgjigjen e më ka falënderu,” tregoi përpjekjet Hoti-Kasumi.

Ajo e pati edhe një porosi. Tha se pa “Ukshin Hotin nuk ka vllaznim-bashkim”.

Ukshin Hoti që ishte i burgosur nga serbët, u lirua prej tyre në majin e vitit 1999 në një ditë të diel, pasi e përfundoi dënimin. Prej atëherë ai konsiderohet i zhdukur.

10:25

Ka përfunduar takimi i Presidentes Jahjaga me princin Charles.

Jahjaga dekoroi pribncin me Urdhrin “Dr IBrahim Rugova”. Ky urdhër jepet për paqe, demokraci dhe humanizëm.

Takimi Jahjaga-Charles
Takimi Jahjaga-Charles

Sipas agjendës së paraparë pritet që Jahjaga dhe Charles pas takimit të vizitojnë memorialin e personave të pagjetur që ndodhet afër zyrave të Presidencës.

Prince Charles_D2_003

10:19

Princi Charles dhe dukesha Camilla do të priten sot në Presidencë, ndërsa për ta është shtruar tepihu i kuq.

Në oborrin e ndërtesës së Kuvendit ku ndodhen edhe zyrat e Presidencës janë vendosur tashmë edhe flamujt e Kosovës dhe Britanisë.

Princi dhe dukesha do ta vizitojnë sot Presidencën, pastaj do të nderojnë të pagjeturit te memoriali afër kësaj zyreje, për t’u takuar më pas me pjesëtarë të KFOR-it.

Pasdite princi e dukesha do të kenë agjendë të ndarë- princi pritet të shkojë në Prizren e dukesha në Fushë-Kosovë.

Princi Charles e dukesha Camilla erdhën dje në Prishtinë në kuadër të një turneu të tyre ballkanik. Ata u pritën në aeroport nga Presidentja Jahjaga dhe Garda e Nderit të FSK-së.

http://kallxo.com/princi-e-dukesha-arrijne-ne-kosove/