Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri nga një veturë në një rrugë të kryeqytetit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, Policia rreth orës 15:45 ka marrë informatë për disa të shtëna me armë.

“Rreth orës 15:45 në rrugën “Drenica” në Prishtinë, disa persona nga një veturë kanë shtënë me armë zjarri. Për të shtënat me armë kanë raportuar disa banorë të asaj zone. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga aty kanë konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë”, tha Krasniqi për KALLXO.com.

Ai shtoi se sipas raportimit, të dyshuarit të cilët ende nuk janë identifikuar, nuk kanë pasur cak ndonjë person apo objekt ndërsa pas të shtënave kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas Bajramit, rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë.