Nga 1 tetori Policia e rajonit të Prishtinës sekuestroi 13 armë zjarri, disa prej tyre në ahengje familjare

Policia e Rajonit të Prishtinës që nga data 1 tetor deri më sotsekuestroi 13 armë zjarri, disa prej tyre në ahengje familjare.

Lidhur me rastet, Policia shoqëroi personat e dyshuar për intervistim në stacionet përkatëse.

Sipas njoftimit të Policisë, pas inicimit të rasteve pesë nga personat e dyshuar u dërguan në mbajtje për 48 orë.