Tre të lënduar në një aksident në Drenas

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë).

Në këtë aksident janë përfshirë tre vetura, ka njoftuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes janë njësitet policore të cilat po merren me rastin.